Çfarë nuk sigurohet?

Back to top

Çfarë nuk sigurohet?

Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, kategoritë në vijim janë përjashtuar nga sistemi i sigurimit të depozitave d.m.th ata nuk kanë të drejtë për kompensim në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës:

  • Depozitat e llogarive të paidentifikuar
  • Depozitat e ndërlidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
  • Depozitat e drejtorëve dhe menaxherëve të lartë të bankave, si dhe depozitat e familjeve të tyre dhe palëve të tjera të ndërlidhura
  • Depozitat e personave fizikë me pjesëmarrje të drejtpërdrejt në kapitalin e bankës ose me të drejtë të votës që rrjedhin nga të paktën pesë për qind (5%) të aksioneve në kapitalin e bankës, familjet e tyre dhe palët e ndërlidhura
  • Depozitat e personave juridikë dhe aksionarët e këtyre personave juridikë me shumicë votash nga pesëdhjetë për qind (50%) ose më shumë në kapitalin e bankës ose me të drejtë të votës që rrjedhin nga të paktën pesë për qind (5%) të aksioneve në kapitalin e bankës, familjet e tyre dhe palët e ndërlidhura, siç është e zbatueshme.
  • Personat përgjegjës për kryerjen e auditimit të jashtëm të pasqyrave financiare të institucionit gjatë tre viteve të fundit përpara fillimit të procedurave të likuidimit.
  • Depozitat e bankave dhe institucioneve financiare
  • Depozitat e kompanive të sigurimit dhe sipërmarrjet për investim kolektiv
  • Depozitat e pensioneve dhe fondeve të pensionimit
  • Depozitat e pushtetit lokal dhe qendror dhe autoriteteve administrative
  • Depozitat e mbajtur në degët e bankave kosovare që operojnë jashtë vendit