Arijeta Neziraj Elshani

Back to top

Drejtore Menaxhuese

Znj. Arijeta Neziraj Elshani është Drejtore Menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë që nga Gushti i vitit 2019. Znj. Neziraj Elshani ka përvojë për më shumë se 10 vite në financat publike dhe funksionet e thesarit.

Para angazhimit të saj në FSDK, Arijeta ka qenë pjesë e Ministrisë së Financave mbi një dekadë duke kontribuar në procese dhe projekte të rëndësishme në arritjen e objektivave të Ministrisë së Financave. Ndër përfshirjet tjera, në kuadër të pozitës së saj si zëvendës drejtore e përgjithshme e Thesarit të Kosovës të Ministrisë së Financave, znj. Neziraj Elshani ka udhëhequr edhe shumë delegacione në negocimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare me Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondin Saudit për Zhvillim etj.

Arijeta mban titullin e magjistres në Administratë Publike dhe Politikë Publike nga Universitetit Amerikan në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Menaxhim dhe Sipërmarrësi në Universitetin Amerikan në Kosovë, Rochester Institute of Technology.