Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë priti Drejtoren e re Menaxhuese dhe delegacionin e FSDK-se në një vizitë mirëseardhëse
Komunikatë për shtyp
Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë (ASD) priti Znj. Shqipe Devaja, në kapacitetin e saj si Drejtore e re Menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) në një vizitë mirëseardhëse.
Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i ASD-së, i uroi Znj. Devaja mirëseardhjen dhe detyrën në rolin e saj të ri duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mëtutjeshme për fuqizimin e sistemit te sigurimit te depozitave.
Znj. Devaja shprehu përkushtimin e saj për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me ASD-në në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në mes të dy institucioneve.
Gjatë vizitës, të dy institucionet diskutuan mbi zhvillimet e fundit në të dy juridiksionet si dhe zhvillimet evropiane mbi reformat e pritshme të fushës së sigurimit te depozitave.
Në përfundim të vizitës, të dy institucionet u përkushtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me synimin të avancimit të sistemeve të sigurimit të depozitave me standardet evropiane si dhe me standardet ndërkombëtare.