Komunikatë për shtyp

Back to top

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për Qendrën e Vazhdimësisë së Punës (DRC)

Komunikatë për shtyp

BQK ofron hapësira për FSDK-në në kuadër të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës së saj për t’i mundësuar  FSDK-së sigurimin e vazhdimësisë së punës në kuadër të aktiviteteve të saj për menaxhimin e riskut operacional.

Guvernatori Mehmeti dhe Drejtorja Menaxhuese e FSDK-së znj. Neziraj – Elshani nënshkruan marrëveshje  mirëkuptimi për ofrimin e hapësirës dhe kushteve të nevojshme për sigurimin e vazhdimësisë operacionale të FSDK-së. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet angazhimin e vazhdueshëm të FSDK-së, si pjesë e rrjetës së sigurisë financiare, për t’u përgatitur ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve të papritura.

Të gjitha këto angazhime kanë një synim të përbashkët, atë të përmbushjes së mandatit të FSDK-së për mbrojtjen e depozitorëve dhe sigurimin e stabilitetit financiar.