BERZH dhe FSDK diskutojnë bashkëpunimin
Komunikatë për shtyp
Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, znj. Arijeta Neziraj Elshani, ka pritur në takim zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga Drejtoresha e Asociuar – Udhëheqëse e Biznesit për Kosovë për Institucionet Financiare, znj. Marinela Kalemi me ekipin e saj nga sektori financiar për Kosovën, znj. Arita Hasani dhe z. Nguyen Le.
Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit aktual të projekteve, menaxhimit të situatës me pandeminë dhe masave të ndërmarra nga FSDK për të monitoruar stabilitetin e sektorit bankar përgjatë kësaj periudhe.
Në vijim të diskutimit, znj. Neziraj – Elshani ka informuar të pranishmit lidhur me aktivitetet aktuale të FSDK-së si dhe zhvillimet e planifikuara në fusha të ndryshme të cilat kanë për qëllim forcimin e rolit dhe mandatit të FSDK-së si pjesë e rrjetës së sigurisë financiare.
Për fund, znj. Neziraj – Elshani falënderoi BERZH-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më tani, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit në mes te FSDK-së dhe BERZH-it.