Bordi Menaxhues i Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë unanimisht ka përzgjedhur Znj. Arijeta Neziraj Elshani për pozitën e Drejtores Meanxhuese të FSDK-së
Komunikatë për shtyp
Znj. Neziraj Elshani është emëruar Drejtore Menaxhuese e FSDK dhe anëtare e Bordit Menaxhues të FSDK-se nga Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke filluar nga data 5 Gusht 2019.
Znj. Neziraj Elshani gëzon përgatitjen akademike dhe përvojë të gjatë në fushën e financave dhe atë të thesarit. Ka mbaruar studimet bachelor dhe master në Universitetin Amerikan në Kosovë, Ronchester Institue of Technology. Ka qenë pjesë e Ministrisë së Financave për më shumë se një dekadë duke kontribuar në shumë procese dhe projekte të rëndësishme drejt realizimit të objektivave të Ministrisë së Financave. Përveç tjerash, në kuadër të pozitës së saj si Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e Thesarit të Kosovës në Ministrinë e Financave Znj. Neziraj Elshani ishte gjithashtu, udhëheqëse e ekipit të negocimit dhe nënshkrimit të shumë marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, përshirë edhe dy marrëveshjet financiare ndërkombëtare në mes të FSDK-së dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “ BERZH” për dy linjat kreditore nën Garancion Shtetëror.