Delegacioni i FSDK-së mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI)
Komunikatë për shtyp
Delegacioni i FSDK-së mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Lundrimi drejt Stabilitetit Financiar” të bashkëorganizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave (EFDI) dhe nga Agjencia Shtetërorë për Sigurimin e Depozitave në Kroaci (DAB), si nikoqire. Konferenca u mbajtë më 3 shtator 2015 në Dubrovnik të Kroacisë. Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) u përfaqësua nga Kryesuesja e Bordit Menaxhues të FSDK-së Znj. Shkendije Himaj-Zekaj, Drejtoresha Menaxhuese Znj. Violeta Arifi- Krasniqi dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore Znj. Shqipe Devaja.
Temat që u diskutuan në Konference ishin: Rruga Drejt Unionin Bankar të BE-së, Nxitësit e Bashkëpunimit në mes Autoriteteve, Përvojat mbi Zbatimin e Direktivës Evropiane për Skema të Garancionit të Depozitave (DGSD) dhe Vizioni për Direktivën e Re për Skemat e Kompensimit të Investimeve (ICS), Marrëveshjet alternative të financimit (në BE dhe jashtë BE-së). Një ndër temat që u prezantua nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kroacisë, në fjalim ishte: “Drejt Unionit Bankar në Eurozonë: çështjet e mbetura dhe sfidat e reja”