Komunikatë për shtyp

Back to top

Delegacioni i FSDK-së vizitoi Sistemin e Sigurimit të Tregut Financiar të Republikës Çeke

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) përfundoi së fundmi një vizitë të suksesshme në Sistemin e Sigurimit të Tregut Financiar të Republikës Çeke (FMGS).

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i FSDK-së pati mundësinë të përfitojë njohuri të vlefshme nga FMGS përmes prezantimeve që mbuluan fusha të ndryshme, si aktivitetet më të fundit të kompenzimeve, mekanizmat e financimit, sistemet e primeve të bazuara në rrezik dhe praktikat e menaxhimit të investimeve.

Diskutimet përfshinë gjithashtu ndryshimet më të fundit në Direktivën e Bashkimit Evropian për Skenat e Sigurimit të Depozitave dhe udhëzimet e përditësuara të Autoritetit Bankar Evropian për kontributet e bazuara në rrezik për Skenat e Sigurimit së Depozitave.

Për më tepër, delegacioni i FSDK-së u takua me përfaqësues nga Banka Qendrore Çeke, duke përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë nga njësitë e mbikëqyrjes bankare dhe përmbylljes bankare, si dhe stafin teknik të përfshirë në kalibrimin e modeleve të kontributeve për premiumet e bazuara në rrezik për fondin e sigurimit të depozitave dhe fondin e përmbylljes bankare.

Përvojat dhe metodologjitë e ndara nga Sistemi Çek i Sigurimit të Tregut Financiar do të kontribuojnë padyshim në përpjekjet dhe iniciativat e vazhdueshme të FSDK, me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të sigurimit të depozitave.