FSDK dhe NDIF nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Komunikatë për shtyp
Më 12 nëntor 2024, znj. Shqipe Devaja, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) dhe z. András Kómár, Drejtor Menaxhues në Fondin Kombëtar të Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (NDIF) nënshkroi një Memorandum të Mirëkuptimit (MiM) me qëllim të rritjes së mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në çështjet e lidhura me sigurimin e depozitave dhe menaxhimin e krizave.
Nënshkrimi u bë gjatë Konferencës së 23-të Vjetore dhe Takimit të Përgjithshëm Vjetor të IADI-të (Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave) në Tokio, Japoni e organizuar nga Korporata e Sigurimit të Depozitave të Japonisë (DICJ).
Ne mirëpresim përfitimet e ndërsjella të bashkëpunimit me NDIF.