Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK do të marr pjesë në Takimin Vjetor dhe Konferencën Ndërkombëtare të Komitetit Regjional Evropian

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi do të marr pjesë në Takimin e 33-të Vjetore të Komitetit Regjional Evropian të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI) që do të mbahet në Torino, Itali nga data 11-13 shkurt 2016.

m__K0B0813

Ngjarja do të zhvillohet në tri sesione brenda dy ditëve, ku do të mbahet Takimi i 33-të Vjetorë i Komitetit Regjional Evropian, Punëtorin e Komitetit Evropian Regjional të IADI-të dhe Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) mbi Vlerësimin e Parimeve Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave, Konferenca Ndërkombëtare të Komitetit Evropian Regjional të IADI-të mbi “Parandalimin dhe zgjidhjen e krizave bankare në Unioni Bankar Evropian dhe Mbrojtja e Depozitorëve “.

Drejtoresha Menaxhuese e FSDK Znj. Arifi Krasniqi do të prezantoj “Përvojën e Kosovës në Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave” në Punëtorin e Komitetit Evropian Regjional të IADI-të dhe FSB mbi Vlerësimin e  Parimeve Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave.