Drejtoresha Menaxhuese e FSDK merr pjesë si eksperte në programin e trajnimit të FDIC-së
Komunikatë për shtyp
Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, zonja Violeta Arifi-Krasniqi, në cilësinë e ekspertes, mori pjesë në sesionin pilot të një kursi të ri të trajnimit, të quajtur FDIC 101, zhvilluar nga Korporata Federale për Sigurimin e Depozitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDIC), për të siguruar një pasqyrë të plotë të politikave dhe procedurave kyçe te FDIC-së për të zbatuar funksionet e tij primare. Trajnimi u mbajt më 30 mars – 3 prill 2015 ne Qendren Seidman te FDIC-së në Arlington, VA. Gjatë javës, ekspertë të lartë të FDIC do të shpjegojnë shumë tema, duke përfshirë: ndërveprimin e FDIC me agjencitë e tjera regulative bankare, federale dhe shtetërore si pjesë e rrjetit amerikan të sigurisë financiare; Menaxhimi nga FDIC i Fondit Sigurimit të Depozitave dhe vlerësimin e premiumeve; diskutuan strategjitë e zgjidhjes bankare në dispozicion për të zgjidhur bankat dhe aplikimin praktik; se si FDIC promovon mbrojtjen e depozituesit dhe vetëdijesimin; roli i FDIC-së në menaxhimin e krizave, adresimin e rreziqeve sistematike në sistemin financiar dhe koordinimin ndërkufitar.
Sesioni pilot i kursit trajnues FDIC 101 , u mbajt për herë të parë dhe morën pjesë ekspertë të sigurimit të depozitave të ftuar nga nominimin nga e gjithë bota.