Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Znj. Shqipe Devaja, pret në takim Z. Sergiy Maslichenko, Drejtorin e Asociuar dhe Udhëheqësin për Kosovë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Komunikatë për shtyp

Prishtinë, 4 Shkurt 2025 – Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK), Znj.Shqipe Devaja, priti në takim Z.Sergiy Maslichenko, Drejtor i Asociuar dhe Udhëheqës për Kosovë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë takimit, Znj.Devaja prezantoi zhvillimet më të fundit në sistemin e sigurimit të depozitave në Kosovë dhe objektivat strategjike të FSDK-së. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BERZH-it dhe FSDK-së, duke theksuar rëndësinë e projekteve që mbështesin objektivat strategjike të institucionit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave në vend.

Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për bashkëpunim të mëtutjeshëm për zhvillimin e sistemit të sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës.