Komunikatë për shtyp

Back to top

Drejtoresha Menaxhuese në punëtorinë për gazetare prezantoi informacionet relevante për publikun mbi Sistemin e Sigurimit të Depozitave

Komunikatë për shtyp

Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, në cilësinë e folësit mori pjesë në punëtorinë me gazetarë të organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës të mbajtur me 22.06.2018. Znj. Arifi- Krasniqi para audiencës së gazetarëve, në panelin e I-rë, që trajtoi temën e Lajmeve financiare, prezantoi informacionet relevante për publikun mbi Sistemin e Sigurimit të Depozitave.

Janë prezantuar informacionet kryesore në vijim: 1. Tiparet e dizajnit të Sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë, 2. Udhëzuesit ndërkombëtarë: Direktiva Evropiane për Garantimin e Depozitave dhe Parimet Themelore te IADI-it, 3. Mandati i FSDK-se, 4. Indikatorët kryesor të sigurimit të depozitave, dhe 5. Aktiviteti me bankat për vetëdijesimin e publikut.

Ngjarja është mbajtur në Qendrën e Trajnimeve ProCredit Bank në Prevallë.