Drejtoresha Menaxhuese përfaqësoi FSDK në Konferencën Ndërkombëtare të Komitetit Rajonal të IADI-it dhe morri pjesë në punëtorinë e trajnimit ekspert për Parime Themelore dhe Metodologjinë
Komunikatë për shtyp
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Znj. Violeta Arifi- Krasniqi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temën: “Zgjidhjet dhe Skemat e Garantimit të Depozitave në Evropë: Proceset e papërfunduara dhe rezultatet e pasigurta”, të organizuar nga Komiteti Rajonal i Evropës në kuadër të IADI-it të mbajtur me 23 Mars 2018, që trajtoi temat në tri panele, si në vijim: 1. Bankat Evropiane ndërmjet risqeve të kaluara dhe të tashme; 2. Si ti zgjidhim bankat? dhe 3. EDIS – shtyllë e mangët apo shtyllë për tu munguar?
Në shtesë, Drejtoresha Menaxhuese Znj. Arifi- Krasniqi, e përzgjedhur nga Komiteti i IADI-it, mori pjesë në punëtorinë për trajnim ekspert të IADI-it në zbatim të Parimeve Themelore të IADI-it dhe Metodologjisë së vlerësimit të pajtueshmërisë. Punëtoria dy-ditore, me datat 26-27 mars 2018, shtjelloi tri module kryesore: Përmbledhje të Parimeve Themelore të IADI-it, kriteret esenciale dhe sistemi i notimit bazuar në Manualin e IADI-it për vlerësimin e pajtueshmërisë; 2. Rastet studimore për vlerësim të pajtueshmërisë dhe 3. Rastet e veçanta të zbatimit të Parimeve Themelore.
Ngjarja është mbajtur në Napoli të Italisë me nikoqire Fondin Bankar të Depozitave të Italisë që njëherit është kryesuese e Komitetit Rajonal të Evropës në kuadër të IADI-it.