Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe Banka Botërore (FinSac) dakordojnë asistencë teknike
Komunikatë për shtyp
Më qëllim të përforcimit të rolit të saj si pjesë e rrjetës së sigurisë financiare dhe përgatitjes për t’u përgjigjur ndaj krizave, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) ka thelluar bashkëpunimin me Bankën Botërore, respektivisht Qendrën Këshilluese të Sektorit Financiar (FinSac), e cila do të ofrojë mbështetje për FSDK-në përgjatë vitit 2021 nëpërmjet asistencës teknike.
Qëllimi kryesor i kësaj asistence teknike është të zhvillojë dhe avancojë më tej kornizën ligjore dhe rregullative të FSDK-së për të forcuar qeverisjen e brendshme, kapacitetin operacional dhe gatishmërinë e FSDK-së për t’iu përgjigjur rasteve të paparashikuara.