Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë më datë 30.04.2018 publikoi raportin vjetor për vitin 2017

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) me date 30.04.2018 publikoi raportin vjetor për vitin 2017, të miratuar nga Bordi Menaxhues më datë 26.04.2018, që vë në pah performancën pesë vjeçare të institucionit të detajuar në pjesën e raportit: Progresi pesëvjeçar!

Fillimisht në raport theksohen arritjet e rëndësisë madhore që kanë për qëllim përafrimin e SSD në Kosovë me standardet ndërkombëtare, veçanërisht në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga vlerësimi i pajtueshmërisë me parimet themelore të IADI.

Për vitin 2017 si arritje kryesore theksohet nënshkrimi i Marrëveshjes së dytë të bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë e cila zhvillon mëtej bashkëpunimin, jo vetëm në ngritjen e kapaciteteve, por parasheh mbështetje në rast të ngjarjes së siguruar.

Urojmë që raporti vjetor është mjaftueshëm njoftues dhe do të shërbej, jo vetëm për t’u njoftuar për aktivitetet tona vjetore dhe performancën, por gjithashtu të jetë libër udhëzimi për të mësuar mbi konceptet e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë.

Për të parë versionin e plotë të raportit vjetor të FSDK-së për vitin 2017, ju lutem të qaseni në linkun e mëposhtëm:

http://www.fsdk.org/fsdk-2/raportet-vjetore