Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) nënshkruajnë Marrëveshje Granti

Komunikatë për shtyp

 

 

 

 

 

 

FSDK dhe EBRD nënshkruan një Marrëveshje Granti për bashkëfinancim të projektit për implementimin e Sistemit të Premiumeve të Bazuar në Rrezik bazuar në Udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA).

Direktiva e BE -së mbi Skemat e Sigurimit të Depozitave (EU DGSD) harmonizon mekanizmat e financimit dhe mandaton që Skemat e Sigurimit të Depozitave të implementojnë sistemin e premiumeve të bazuara në rrezik për industrinë bankare.

FSDK-ja në Planin e saj Strategjik 2018-2022 kishte përcaktuar si objektiv strategjik implementimin e Udhëzimeve të EBA.

Udhëzimet e EBA përcaktojnë metodat për llogaritjen e premiumeve të bazuara në rrezik bazuar në profilin e rrezikut dhe ekspozimit ndaj secilës bankë  anëtare.

Implementimi i sistemit të Premiumeve të Bazuar në Rrezik është një projekt shumë-vjeçar që do të implementohet në 3 faza dhe pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2023.

FSDK synon me këtë reformë të avancojë sistemin e saj të premiumeve bazuar në praktikat më të mira të BE-së, për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave i cili është kritik për  stabilitetin e sistemit financiar.