Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) nënshkruan marrëveshje me Bankën Raiffeisen në Kosovë

Komunikatë për shtyp

 

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës ka zgjedhur bankën anëtare Raiffeisen Bank në Kosovë si një nga bankat më të mëdha në vend që do të kryejnë funksionet e bankës agjente në rast të ngjarjes së siguruar për një periudhë tre vjeçare.

 

Në datë 30.11.2022, Raiffeisen Bank Kosova dhe FSDK nënshkruan kontratën për “Kryerjen e shërbimit të bankës agjente për kompensimin e depozitave të siguruara”, për një periudhë tre vjeçare. Banka agjente vepron si agjent i FSDK-së për kryerjen e procesit të pagesave për kompensimin e depozitave të siguruara të depozitorëve të siguruar në rast të likuidimit të detyruar  të një banke. Kryerja e pagesave të shpejta të depozitave të siguruara në një ngjarje të siguruar, është një hallkë shumë e rëndësishme e procesit të kompensimit, gjithmonë nëse do të ndeshemi më një proces të tillë në të ardhmen.

 

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës krijuar në vitin 2011, është institucioni që ka mandatin ligjor për të siguruar dhe kompensuar depozitat e qytetarëve në institucionet financiare anëtare depozitë marrëse, në rast të një likuidimi. Një nga elementët thelbësorë për realizimin me sukses të një procesi kompensimi në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar me vendim të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është banka agjente e cila është përzgjedhur për të kryer shërbimin e kompenzimit. FSDK ka filluar procesin e përzgjedhjes së bankave agjente në Prill 2022 dhe procesi i përzgjedhjes është formalizuar me Vendimin e Bordit Menaxhues të FSDK-së nr.19, datë 05.10.2022 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente për kryerjen e procesit të kompensimit”, në përputhje me të gjitha kriteret.

 

Raiffeisen Bank në Kosovë me një eksperiencë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve bankare dhe si një nga bankat më të mëdha në vend që udhëhiqet nga standarde të larta  të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, ka treguar edhe një herë që vazhdon të jetë partnere me institucione të ndryshme dhe gatshme për ofrimin e shërbimeve bankare për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bankar.