Komunikatë për shtyp

Back to top

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës dhe Fondi i Sigurimit të Kursimeve dhe Depozitave të Republikës së Turqisë nënshkruajnë Marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit

Komunikatë për shtyp

Në ceremoninë e nënshkrimit me 29.05.2018 Zt. Hamit Sari – Anëtar i Bordit dhe Znj. Violeta Arifi – Krasniqi, Drejtoreshë Menaxhuese nënshkruan Marrëveshjen e dytë të Bashkëpunimit në mes të Fondit për Sigurimin e Depozitave të Republikës së Kosovës “FSDK” dhe Fondi i Sigurimit të Kursimeve dhe Depozitave të Republikës së Turqisë “FSKD të Turqisë”. Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndërinstitucional për shkëmbim të përvojave në fushën e sigurimit të depozitave si dhe mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Në fjalimin përshëndetës Zt. Sari përgëzoi bashkëpunimin e deritanishëm me FSDK dhe ofroi përkrahjen për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin për të siguruar zhvillimin e institucioneve për të arritur standardet ndërkombëtare. Derisa, Znj. Violeta Arifi – Krasniqi vlerësoi shumë mbështetjen e FSKD së Turqisë e cila në dy vizita studimore priti punonjësit e FSDK duke transmetuar tërë njohurinë në fushat me interes për FSDK në veçanti kompenzimin, premiumin diferencues, sistemet informatike mbështetëse, etj.