Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë zhvilloi një takim pune me Agjencinë për Sigurimin e Depozitave në Shqipëri
Komunikatë për shtyp
Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u zhvillua një takim pune mes Znj. Arijeta Neziraj Elshani, Drejtore e Përgjithshme e FSDK dhe Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i ASD si dhe stafeve respektive.
Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave lidhur me çështje që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm, implementimin e udhëzimeve EBA për primet me bazë risku dhe për “stress testing”, verifikimin e bankave anëtare të skemës (saktësia e të dhënave për përllogaritjen e primit) si dhe auditimin e jashtëm të software-it të përllogaritjes së primit.
Në përfundim të takimit, të dy institucionet shprehën konsideratat dhe vlerësimin e tyre mbi bashkëpunimin ndërinstitucional duke shpresuar në vijueshmërinë e tij dhe në të ardhmen.