FSDK si anëtare e IADI-it, Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave, merr pjesë në mbledhjen e 13-të të Këshillit të Anëtarëve dhe në Konferencën Vjetore
Komunikatë për shtyp
Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës është përfaqësuar nga Drejtoresha Menaxhuese Znj. Violeta Arifi-Krasniqi dhe anëtari i Bordit Menaxhues James Hambric, në Mbledhjen e 13-te të Këshillimit të Anëtareve dhe Konferencën Vjetore me temën: Principet Themelore të azhuruara për të fuqizuar Arkitekturën e Stabilitetit Financiar”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Ndërkombëtar i Siguruesve të Depozitave dhe nga Korporata për Sigurimin e Depozitave të Trinidad dhe Tobago, si nikoqire e ngjarjes.
Në datat 20-21.10.2014, Znj. Arifi-Krasniqi ka marr pjesë në takimin e Komitetit Rajonal të Evropës ku ka prezenatuar të arriturat e FSDK-së gjatë vitit 2014. Poashtu ka marr pjesë në takimet tjera të Komiteteve të Komunikimit dhe Anëtarësisë, Qeverisjes, Të dhëna dhe Anketimi, Hulumtim dhe Udhëzues.
Gjatë Konferencës Vjetore, 22-23.10.2014 të mbajtur në Port of Spain, janë prezantuar përvojat dhe pikëpamjet nga folës prominent nga e gjithë bota në temat: Parimet Kryesore dhe Zgjidhja e Bankës, Avancimin e Parimeve kryesore të IADI për Rezulutat e Financimit dhe Sigurimin e Depozitave, Vlerësimi i Përputhshmëris me Parimet Themelore të IADI-të, Aplikimi i Parimeve Themelore në Mandate të ndryshme, Parametra dhe Strukturat e tyre si dhe tema mbi Sfidat në Zbatimin e Parimeve Bazë në rajonin e Karaibeve.
FSDK morri pjesë në ekspozitën e organizuar nga IADI për të gjitha Agjensionet për Sigurimin e Depozitave që janë anëtare të IADI- të ku u promovua Raporti Vjetor i FSDK-së për vitin 2013, fletëpalosja informuese e depozitorit.