Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK dhe Banka Botërore dakordojnë vazhdimin e bashkëpunimit për vitin 2022

Komunikatë për shtyp

Në kuadër të vizitës në Kosovë të Qendrës Këshillimore të Sektorit Financiar të Vjenës (FinSAC) të Bankës Botërore, znj. Arijeta Neziraj Elshani priti në takim përfaqësuesit e këtij institucioni të kryesuar nga z. Vahe Vardanyan më të cilët diskutoi lidhur me aspektin e sigurimit të depozitave si dhe rolin e FSDK-së në ndërhyrjet e jashtëzakonshme në rast të zgjidhjes së bankave. Në këtë drejtim znj. Neziraj Elshani, informoi të pranishmit lidhur me aktivitetet e FSDK-së përgjatë vitit 2021 më qëllim të mbrojtjes së depozitorëve dhe sigurimit të stabilitetit financiar të sektorit bankar.

Në këtë takim, znj. Neziraj Elshani theksoi rëndësinë e asistencës teknike të ofruar deri më tani nga FinSAC-u ndaj FSDK-së dhe theksoi kërkesën për mbështetje edhe për vitin 2022 në drejtim të forcimit tutje të sigurimit të stabilitetit financiar në sektorin bankar. Ndër të tjera si çështje që u adresuan ishin implementimi i kornizës së menaxhimit të rrezikut me fokus në vazhdimësinë e biznesit, krijimi i kapaciteteve dhe njohurive lidhur me ndërhyrjen e jashtëzakonshme në rast të zgjidhjes së bankave si dhe çështje tjera që ndërlidhen me kornizën ligjore të FSDK-së.

Në fund të takimit, znj. Neziraj Elshani falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe njohurive në fushën e sigurimit të depozitave.

Pjesëmarrës në këtë takim nga Banka Botërore ishin: Vahe Vardanyan, Specialist Udhëheqës i Sektorit Financiar, Nan Zhou, Specialist i Sektorit Financiar, dhe Juan Ortiz, Specialist i Lartë i Sektorit Financiar. Ndërsa, përfaqësues nga FSDK-ja ishin: Arijeta Neziraj Elshani, Drejtore Menaxhuese, Vllaznim Bytyqi, Zyrtar i Lartë Financiar, dhe Albulena Aliu Fetai, Zyrtare e Lartë për Mbrojtjen e Depozitorëve dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.