Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK dhe Banka Botërore thellojnë tutje bashkëpunimin

Komunikatë për shtyp

Drejtorja Menaxhuese e FSDK-së, znj. Neziraj Elshani gjatë javës së kaluar ka biseduar mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin tutje me Bankën Botërore me përfaqësuesit znj. Blerta Qerimi Specialiste e Sektorit Financiar dhe z.Alper Ahmet Orguz Specialist Senior i Sektorit Financiar.

Gjate takimit u nënvizua përmbyllja me sukses të plotë e projektit vjetor 2019 me Bankën Botërore duke avancuar në (i) kornizën rregullative të financimit të FSDK-së, (ii) rishikimin e kornizës së bashkëpunimit me institucionet e rrjetit të sigurisë financiare dhe (iii) analizat e mbulueshmërisë -financimit të FSDK-së.

Në vazhdim, u diskutua për zhvillimet në sektorin e sistemit të sigurimit të depozitave dhe planet afatmesme të FSDK-së. Gjatë vitit 2020, Banka Botërore shprehi gatishmërinë e saj për të mbështetur FSDK-në për të zhvilluar më tej kornizat e saj ligjore dhe rregullatore për të forcuar qeverisjen e brendshme të FSDK-së, sigurinë operacionale dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mandatit.

FSDK falënderoj Bankën Botërore me këtë rast për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që ofron ndaj FSDK-së duke nënvizuar zotimin e mëtutjeshëm për bashkëpunim efektiv në përmbylljen e projekteve.