Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK dhe bankat anëtare bisedojnë për bashkëpunimin gjatë 2020

Komunikatë për shtyp

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) ka takuar përfaqësues të secilës bankë anëtare si auditorin e brendshëm dhe udhëheqësin e funksionit të Pajtueshmërisë, ku është diskutuar (i) për zbatimin e rregullativës ligjore të FSDK-së nga ana e bankave anëtare dhe (ii) plani vjetor i FSDK-së në raport me bankat anëtare.

Qëllimi i takimeve përkatëse është që të intensifikohet bashkëpunimi tutje në raport me zbatimin sa më efikas të Rregullativës së FSDK-së duke kontribuar në arritjen e objektivave të sistemit për sigurimin e depozitave për të mbrojtur depozitorët e vegjël nga humbja në rast të një ngjarje të siguruar sipas ligjit, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimin efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut.