FSDK do të mbajë Konferencën për media më 27 Korrik 2016
Komunikatë për shtyp
FSDK do të mbajë Konferencën për media më 27 Korrik 2016 (e mërkure) nga ora 10:00 me ç ‘rast, përveç prezantimit të raportit vjetor për vitin 2015, do të shënon bashkëpunimin teknik me BERZH-in për zhvillimin e sistemit për kompenzim të depozitorëve. BERZH-i dhe FSDK kanë nënshkruar Marrëveshjen e Grantit në vlerë prej €255,523.34 për zhvillim të sistemit për kompenzim të depozitorëve, me grant nga BERZH-i prej €230,099.61 dhe bashkëfinancim nga FSDK prej €25,423.73. Projekti i bashkëpunimit teknik me BERZH realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë për linjën kreditore për FSDK në vlerë prej €10 milionë, të garantuar plotësisht nga Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave.
Për të parë agjenden, ju lutem të qaseni në linkun e mëposhtëm: