FSDK ka mbajtur takime me delegacion të nivelit të lartë nga Banka Botërore nga Uashington D.C.
Komunikatë për shtyp
Prishtinë, [18 tetor 2024] – Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) pati nderin të presë një delegacion të nivelit të lartë nga Banka Botërore, të kryesuar nga z. Alper Ahmet Oguz dhe kolegët e tij nga Washington D.C.
Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, znj. Shqipe Devaja, së bashku me zyrtaret e lartë të FSDK-së, mori pjesë në diskutime intensive dhe produktive gjatë gjithë javës me përfaqësuesit e Bankës Botërore. Znj. Devaja shprehu vlerësimin e saj për programin e ri të investimeve të Bankës Botërore në sektorin financiar.
Takimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në sistemin e sigurimit të depozitave në Kosovë, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Bankës Botërore dhe FSDK-së, si dhe prezantimin e programeve të reja të Bankës Botërore që synojnë forcimin e sektorit financiar. Ndër iniciativat e ndryshme të diskutuara, vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve që mbështesin drejtpërdrejt objektivat strategjike të FSDK-së dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë.