FSDK mbajti Punëtorinë e Tetë Rajonale për Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave
Komunikatë për shtyp
FSDK ishte e priviligjuar të jetë nikoqire e Punëtorisë së Tetë Rajonale të IADI-it për Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore për Sisteme Efektive të Sigurimit të Depozitave, të mbajtur në Prishtinë, në Hotelin Swiss Diamond, nga data 4 deri më 6 maj 2015. Në punëtori morrën pjesë pesëdhjetë pjesëmarrës, përfshirë anëtarë të IADI-it, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të organizatave të Kosovës të rrjetit të sigurisë.
Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave (IADI) është një organizatë globale jofitimprurëse e themeluar për të rritur efektivitetin e sistemeve të sigurimit të depozitave, duke nxitur kërkime dhe udhëzime në fushën e sigurimit të depozitave si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, tanimë e përfaqësuar nga 79 sigurues të depozitave nga 76 juridiksione.
Parimet Themelore, të lëshuara nga IADI dhe Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS) në 2009, japin udhëzime politike për dizajn të sistemeve për sigurim të depozitave, në mënyrë specifike identifikon drejtimin e gjerë të politikës për sisteme efektive të sigurimit të depozitave. Parimet Themelore, gjithashtu, shfrytëzohen edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore, në kuadër të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), për të vlerësuar efektivitetin e sistemeve për sigurim të depozitave për juridiksionet si dhe praktikat. Parimet Themelore janë gjithashtu të përfshira në listën e FSB-së të standardeve kyçe për sisteme të shëndosha financiare.
Parimet Themelore dhe metodologjia e saj janë përdorur për vlerësimin e sistemeve kombëtare për sigurim të depozitave dhe vlerësimin e shkallës së pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare. Vlerësimi i pajtueshmërisë së Sistemit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë me Parimet Themelore është gjithashtu pjesë e vlerësimit përmbyllës të projektit “Financial Sector Strengthening and Market Infrastructure Project (FSSMIP) me Bankën Botërore (në emër të IDA-së). Vlerësimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe i orientuar në veprime konkrete me fokus në SSD-në e Kosovës dhe relacionet e saj me rrjetin e sigurisë financiare (FSN) për funksionet që mbështetën. Vlerësimi i pajtueshmërisë me Parimet Themelore do të identifikojnë fuqitë dhe dobësitë në sistemin ekzistues të sigurimit të depozitave, dhe të formojnë një bazë për masa përmirësuese nga FSDK-ja dhe politikë-bërësit.
Vlerësimi i pajtueshmërisë së Sistemit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës do të bëhet duke përdorur Parimet e Rishikuara Themelore të miratuara në muajin tetor 2014 dhe të pranuara nga Bordi i Stabilitetit Financiar për përfshirjen në Standardet Përmbledhëse të FSB-së në muajin janar 2015. Vlerësimi është bërë nga ekspertë të njohur të sigurimit të depozitave nga organizatat si në vijim, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e Parimeve Themelore, FDIC e SHBA-së, CDIC e Kanadës, FSCS e Mbretërisë së Bashkuar, Banka Botërore dhe esisuisse e Zvicrës.
Në mirëseardhje, Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, ka deklaruar për kënaqësinë e FSDK-së, “që kjo ngjarje ka marrë përmasë ndërkombëtare me pjesëmarrje nga vende përtej rajonit dhe kontinentit dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që kanë ndarë kohë nga axhenda juaj e zënë për të marrë pjesë në punëtori! Mëtej, Znj. Arifi-Krasniqi vlerësoi lartë anëtarësimin e FSDK-së në IADI sepse “ka shërbyer si qendër e njohurive për sigurimin e Depozitave gjatë zhvillimit të Sistemit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë i themeluar vetëm katër vite më parë”.
Për të hapur ceremoninë e ngjarjes, Znj. Arifi-Krasniqi ka pasur nderin dhe privilegjin të ftojë, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Zt. Bedri Hamza dhe Sekretaren e Përgjithshme të IADI-it, Znj. Gail Verley.
______________________________________________
1Sistemi i Sigurimit të Depozitave I referohet Siguruesit të depozitave dhe marrëdhëniet të saj me pjesëmarrësit e rrjetit të sigurisë financiare që mbështesin funksionet e sigurimit të depozitave dhe proceset e “resolution”.
2 Parimet themelore të rishikuara mund t’i gjeni në këtë link http://www.iadi.org/docs/cprevised2014nov.pdf
Në fjalën e tij Guvernatori Hamza theksoi mirënjohjen e tij ndaj Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI-it) për mundësinë e dhënë FSDK-së në mbajtjen e ngjarjes dhe që Sistemi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës të vlerësohet me Parimeve Themelore të rishikuara rishtazi. Në shtesë, Guvernatori Hamza shfrytëzoi rastin për të falënderuar KfW (në emër të Qeverisë Gjermane), Ministrinë e Financave (në emër të Qeverisë së Kosovës), dhe Bankën Botërore për mbështetjen e tyre në krijimin dhe kapitalizimin e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë. “Kontributi i përgjithshëm i kapitalit i dhënë SSD-së në Kosovë arrin shumën prej € 17, 5 milion, ku Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Financave) ka kontribuar €11 milion, ndërsa Qeveria Gjermane (përmes KfW) ka kontribuar me € 6, 5 milion. Një pagesë, pjesë e kontributit të kapitalit nga ana e Qeverisë së Kosovës në vlerë prej € 2, 9 milion u financua nga Banka Botërore, përmes kredisë nga IDA “, theksoi Guvernatori Hamza.
Në fjalën e saj hyrëse, Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Gail Verley, falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe shprehu mirënjohjen e saj për FSDK-në dhe për të gjithë ata që kanë bërë përpjekje për mbarëvajtjen e punëtorisë dhe kanë bërë këtë ngjarje të veçantë. “Në të vërtetë është e veçantë sepse shënon herën e parë që Parimet Themelore të rishikuara të IADI-it për Sisteme Efektive të Siguresve të Depozitave do të shfrytëzohen formalisht për një proces të vlerësimit të sistemit të sigurimit të depozitave të një vendi. Prania IADI në këtë punëtori, tregon vendosmërinë e Kosovës në kërkimin avancimit të rrjetit të saj të sigurisë dhe forcimin e sistemit për sigurimin e depozitave”.
Znj. Verley deklaroi se koncepti i një sistemi të qartë të sigurimit të depozitave vazhdon të pranohet e mbështetur me rritjen e numrit të vendeve që ofrojnë sisteme të qarta për garancion të depozitave nga 12 në 1974 ne 71 në vitin 1999. Ndërsa, që nga fillimi i krizës, rritja shënohet nga 97 në vitin 2007 në 113 në fund të vitit 2014. Në paralele, baza e anëtarësisë të IADI-it është trefishuar dhe në dy vitet e fundit, IADI ka mirëpritur katërmbëdhjetë (14) anëtarët e rinj, duke përfshirë 2 vëzhgues”.
Mbi Parimet Themelore të IADI-it, Znj. Verley theksoi tiparin e tyre të vecantë i të qenit fleksibil në zbatim tek skemat e ndryshme të Sigurimit të Depozitave si dhe në vende dhe strukturat të ndryshme. “Parimet Themelore të rishikuara çiftojnë mbrojtjen e duhur për depozituesit e vegjël me aspekte të shumëfishta të menaxhimit të krizave që janë tërheqëse jo vetëm për siguruesit e avancuar të depozitave me mandate komplekse dhe të sofistikuar (duke përfshirë mandatet për zvogëlim të rrezikut dhe të humbjes), por janë të dobishme gjithashtu edhe për mandate më pak të sofistikuara, të tilla si modelet “pay-box”. Znj. Verley më tej theksoi se Parimet Themelore janë aspiruese për agjencitë e sigurimit të depozitave për të mundësuar përmirësimin e sistemeve të tyre të sigurimit të depozitave, duke nxitur nevojën për siguruesit e depozitave për të ndjekur trendin e evolucionit e cila përfshin përforcimin e kërkesës për financimit “ex-ante”, domosdoshmërinë në shkurtimin e periudhës së rimbursimit, ndërtimin e pavarësisë së fortë operacionale për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me pjesëmarrësit e tjerë te rrjetit te sigurisë dhe inkurajimin e menaxhimit aktiv të krizës dhe për përgjegjësitë ndërkufitare për siguruesit e depozitave. “Parimet themelore të rishikuara janë një pasqyrim dhe mishërim i kontributeve të anëtarëve IADI-it ndaj stabilitetit financiar global si formulim e një pikë referimi ndërkombëtar që përdoret për të vlerësuar dhe, nga ana tjetër, të përforcoj sistemet sigurimin e depozitave”.
Në përmbyllje të adresimit, Znj. Verley vuri ne theks iniciativën kërkimore të IADI-të – Programi i Asistencës Teknike për Vetë-Vlerësim (SATAP) – që synon nxitjen e vetë-vlerësimit nga anëtarët e IADI-it. Më tej, IADI ka një regjistër të ekspertëve në dispozicion të saj – këta janë një grup i individëve me përvojë te madhe të cilët mbështesin në mënyre gjithëpërfshirëse proceset e vlerësimit financiar dhe që mund të shërbejnë si vlerësues në vlerësimet nga FSAP-i, SATAP-i si dhe sigurimin e asistencës teknike për juridiksione të ndryshme. Përveç ofrimit të moduleve dhe mësimeve online, Znj. Verley deklaroi se “IADI gjithashtu ofron Programin e Zhvillimit te Kapaciteteve me qëllim të ofrimit te asistences juridiksioneve në krijim te sistemit të sigurimit të depozitave apo zgjerime të mandateve të një siguruesi të Depozitave. Programi identifikon Anëtarët e IADI-it me nivele të ndryshme të ekspertizës në sigurimin e depozitave që mund të ftohen për të siguruar ndihmën e nevojshme në kohë të duhur për përfituesit e mundshëm në kuadër të Shoqatës”.
Pjesëmarrësit e punëtorisë kanë pasur mundësi për të mësuar për objektivat dhe ndryshimet kryesore të bëra në Parimet Themelore, në një prezantim të mbajtur nga Zt. Vijay Deshpande, FDIC. Në shtese, një përmbledhje në detaje të karakteristikave kryesore të Sistemit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe mandatin e FSDK-së, qeverisjen dhe aktivitete u prezantua nga Znj. Arifi-Krasniqi.
Në ditën e parë të seminarit, pjesëmarrësit mësuan për pasqyrën e përgjithshme të rrjetit të sigurisë financiare të Kosovës nga paneli i përfaqësuesve të lartë të Bankës Qendrore të Kosovës, Ministrisë së Financave dhe FSDK-se. Në një panel diskutimi moderuar nga Zt. Lucas Metzger, esisuisse, anëtarët e panelit iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme në lidhje me shkëmbimin e informacionit, si dhe kornizat e bashkëpunimit.
Në ditën e fundit të seminarit vlerësuesit e IADI-it prezantuan rezultatet fillestare të gjetjeve të pajtueshmërisë së SSD-së në Kosovë me Parimet Themelore. Ne shtesë, në sesion një-orësh, përfaqësuesi i FMN-së, Bankës Botërore, KfW dhe BERZH-it prezantuan aktivitetet e tyre në Kosovë.
Në përmbyllje të seminarit, Znj. Arifi-Krasniqi, falenderoi ekipin vlerësues së bashku me pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmuar në procesin e vlerësimit të Sistemit të Sigurimit te Depozitave në Kosovë.
Në përgjigje të shumë mirënjohjeve të marra gjatë kësaj punëtorie për progresin e FSDK-së, Znj. Arifi-Krasniqi falenderoi së pari anëtarët e Bordit Menaxhues për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në krijimin e FSDK-së, pasi në të shumtën e rasteve ka pasur me shume se dhjete pika në rend të ditës! “Pa shqyrtimin dhe miratimin e tyre nuk do të kishte kaq shumë rregulla dhe politika të cekura në raportin e vetë-vlerësimit! Së dyti, shume falenderime i shkon personelit të BQK-së (Ligjor, MP, Analist, Kontabilist dhe TI), të cilët kanë punuar për FSDK për një vit, për kontributin dhe përkushtimin e tyre për të punuar shtesë sipas kërkesave tona për të na ndihmuar! Falenderime të veçanta shkon edhe për këshilltarë, të financuara nga Qeveria Gjermane (përmes KfW) dhe Bankës Botërore të cilët kanë ndihmuar për të krijuar themelet e forta. Së fundi, një falenderim i madh i shkon personelit të FSDK-së të cilët kanë punuar shumë dhe me përkushtim maksimal nga dita e parë që kanë filluar, posaçërisht dua t’i falënderoj që kanë siguruar që kjo punëtori të shkoj me lehtësi siç ka shkuar!
Të gjithë pjesëmarrësve iu janë dhënë certifikata për pjesëmarrjen dhe përfundimin e Punëtorisë së Tetë të IADI-it për Vlerësimin e Pajtueshmërisë me Parimet Themelore.