FSDK merr pjesë në seminarin e organizuar nga IADI dhe ASD në Tiranë
Komunikatë për shtyp
Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë (FSDK) merr pjesë në sesionin e dytë të seminarit të IADI-të mbi financimin e skemave të sigurimit të depozitave që organizohet nga Agjencia për Sigurimin e Depozitave të Republikës së Shqipërisë (ASD). Seminari mbahet me datën 09-11.12.2014 në Tiranë.
Qëllimi I pjesëmarrjes në seminar është një mundësi e mirë për të ndarë mendimet, eksperiencat, sfidat dhe strategjitë për adresimin e çështjeve të rëndësishme për siguruesit e depozitave .
Temat e diskutimit në seminarin mbi financimin e skemave të sigurimit të depozitave janë : Financimi i Sigurimit te Depozitave – pyetjet kryesore dhe qasjet e ndryshme, financimi dhe politikat e investimeve në Shqipëri.