FSDK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave “EFDI”
Komunikatë për shtyp
Nga data 11.09.2017-13.09.2017, tre përfaqësues nga Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë, Drejtoresha Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, Anëtari i Bordit Zt, Bekim Berisha dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore Znj. Shqipe Devaja morën pjesë në Asamblene Vjetore të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave dhe Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave “EFDI”, ku nikoqire e ngjarjes ishte Agjencia për Sigurimin e Depozitave të Norvegjisë.
FSDK merr pjesë për herë të parë si anëtare e EFDI-t- në Asamblene Vjetore të Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave; Znj. Arfi Krasniqi u mirëprit nga dhe nga Kryesuesi i EFDI z. Tierry Dissauxx dhe të pranishmit dhe u ftua për një fjalë rasti.
Gjatë Asamblese u raportuan raporte nga Thesari dhe Auditori si dhe u aprovuan pasqyrat financiare të vitit 2016; u aprovua buxheti i vitit 2017 si dhe buxheti i vitit 2018 dhe tarifat e anëtarësise. Gjithashtu është bërë zgjedhja e Anëtarit të Bordit të EFDIT si dhe të zëvendës kryesuesit.
Konferenca ndërkombëtare shtjelloi temën “ Zgjidhjet e reja ndaj sfidave të ngritura nga nje ambient vazhdimisht i ndryshueshëm”. U diskutua mbi eksperiencën e fillestarëve dhe institucioneve të avancuara në stres testim, sfidat e hasura dhe zgjidhja për to, si dhe u diskutuan çështjet kryesore të hasura gjatë implementimit të programeve të stres testimit si dhe mësimet e mësuara nga to.
Në kuadër të ngjarjes gjithashtu u diskutua mbi sfidat ditore të skemave të kompenzimit të depozitorëve si dhe skemave të kompenzimit të investitorëve në një ambient të ndryshueshëm vazhdimisht.