Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK mori pjesë në simulim teknik për procesin e përllogaritjes së primit të organizuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë

Komunikatë për shtyp

Në vijim të Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur në korrik të vitit 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë  mirëpriti delegacionin e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës ku iu mundësua pjesëmarrja në simulimin e përbashkët me temën “Simulim teknik për procesin e përllogaritjes së primit” i cili u mbajt në Tiranë , 05 tetor 2017.

Pjesa e I-rë e simulimit teknik ka përfshirë demonstrimin e modulit të Primit (SIRK), ngarkimet e të dhënave për Prim në sistem, ekzekutimin e procesit të përllogaritjes së primit, si dhe procesin e verifikimit të institucioneve anëtare të skemës.

Pjesa e II-të e simulimit teknik ka përfshirë demonstrimin e kontrollit të ekzekutimit të Primit me fokus të trajtimit të diferencave në llogaritje, korrigjimin e të dhënave nga të institucioneve anëtare, zëvendësimi i skedarëve në sistem; riekzekutimin e procesit të Primit, si dhe barazimin e të dhënave të llogaritjes së Primit nga Sistemi i institucionit anëtar me SIRK dhe deklaratën e primit.

Simulimi teknik i përllogaritjes së primit rezultoi i suksesshëm. Gjatë gjithë procesit mbizotëroi fryma e bashkëpunimit në grup, respektimi i detyrave të secilit grup dhe koordinimi i veprimeve ndërmjet tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave dypalëshe.