Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK publikon Planin e saj Strategjik për periudhën 2025–2029

Komunikatë për shtyp

Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë (FSDK) ka kënaqësinë të ndajë me ju Planin e saj Strategjik për periudhën 2025–2029. Planet strategjike përcaktojnë synimet strategjike për forcimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës, në partneritet strategjik me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Planet strategjike të FSDK-së përcaktojnë synime kyçe për forcimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave:

  • Ngritja e kapaciteteve njerëzore, dixhitalizimi dhe modernizimi i proceseve: FSDK është e përkushtuar të bëjë ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e proceseve operacionale përmes integrimit të teknologjive të avancuara dixhitale, duke siguruar efikasitet operacional dhe qëndrueshmëri të sigurisë kibernetike.
  • Avancimi i financimit për Sistemin e Sigurimit të Depozitave: FSDK synon të përmirësojë mekanizmat e saj financiar për të siguruar fonde substanciale, duke lehtësuar përmbushjen e mandatit të saj për kompenzim  të shpejtë dhe efektiv të depozitorëve të siguruar.
  • Rritja e gatishmërisë operacionale për një proces të kompenzimit të shpejtë dhe efektiv: Nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemeve dhe proceseve, FSDK synon të arrijë një gatishmëri të shtuar operacionale, duke mundësuar reagime të shpejta dhe efikase në rast të ngjarjes së siguruar.
  • Harmonizimi i legjislacionit për sigurimin e depozitave me direktivat evropiane: FSDK është e përkushtuar të përafrojë rregulloret e saj të sigurimit të depozitave me direktivat e Bashkimit Evropian, duke përforcuar kështu kornizën e sigurimit të depozitave dhe duke siguruar përafrimin legjislativ me standardet e BE-së.
  • Forcimi i Marrëdhënieve Ndërinstitucionale dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar: FSDK  synon të fuqizojë dhe zgjerojë partneritetet bashkëpunuese, si brenda dhe jashtë vendit, për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare të Kosovës.

Ky Plan Strategjik përcakton një vizion të qartë për iniciativat e ardhshme të FSDK-së dhe përkushtimin institucional për mbrojtjen e depozitorëve, stabilitetin financiar dhe progresin ekonomik të Republikës së Kosovës.

FSDK shpreh vlerësimin më të thellë për Bordin Menaxhues, ekipin e përkushtuar dhe të gjithë palët e interesit që kanë kontribuar në formulimin e këtij vizioni strategjik. Së bashku, ne po ndërtojnë një kornizë të qëndrueshme të sigurimit të depozitave, në shërbim të interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për të parë  Planin Strategjik për periudhën 2025-2029, ju lutem të qaseni në linkun e mëposhtëm:

https://fsdk.org/fsdk-2/plani-strategjik/