FSDK shënon bashkëpunimin teknik me BERZH për zhvillim të sistemit për kompensim të depozitorëve
Komunikatë për shtyp
Në konferencën për media të mbajtur më 27 Korrik 2016, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë “FSDK” dhe Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim “BERZH” shënuan bashkëpunimit teknik për zhvillimin e sistemit për kompenzim të depozitorëve. Projekti bazohet në Marrëveshjën e Grantit të nënshkruar në vlerë prej €256 mijë, me grant nga BERZH-i prej €230 mijë dhe bashkëfinancim nga FSDK prej €25 mijë. Projekti i bashkëpunimit teknik me BERZH-in realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë për linjën kreditore për FSDK në vlerë prej €10 milionë, të garantuar plotësisht nga Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave.
Pjesëmarrës për fjalë rasti në Konferencën për media ishin: Zonja Shkendije Himaj-Zekaj, Kryesuese e Bordit Menaxhues të FSDK-së, Zt. Avdullah Hoti Ministri i Financave, Zt. Fehmi Mehmeti Zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Zonja Elena Petrovska Udhëheqëse e Zyrës Rezidente të BERZH-it në Prishtinë, Zt. Ilir Aliu Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Zt. Jeton Arifi Drejtor për Marrëdhënie me Jashtë dhe Publikun në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe pjesëmarrës nga Bankat Qendrore e Kosove, Bankat Anëtare në FSDK dhe përfaqësuese nga mediat në Kosovë.
RENDI I DITES I KONFERENCES PER MEDIA
KOMUNIKATA PER SHTYP PER KONFERENCEN ME 27 07 2016