Komunikatë për shtyp

Back to top

FSDK takoi delegacionin e FMN-së për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe reformat e pritshme të Sistemit të Sigurimit të Depozitave

Komunikatë për shtyp

Prishtinë, 14 mars 2025 – Drejtoresha Menaxhuese e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), znj. Shqipe Devaja, së bashku me zyrtaret e lartë, mirëpriti një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga z. David Amaglobeli, Zëvendës Shef i Departamentit Evropian të FMN-së, së bashku me ekipin e tij.

Znj. Devaja shprehu vlerësimin e saj për  rolin e FMN-së  në mbështetjen e reformave të sektorit financiar.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në sistemin e sigurimit të depozitave në Republikën e Kosovës dhe objektivat strategjike të FSDK-së që synojnë forcimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të depozitave.  Ndër temat e diskutimit ishin reformat e pritshme të politikave publike dhe legjislative, mbulueshmëria adekuate i sigurimit të depozitave dhe  financimit, planifikimi i likuiditetit emergjent dhe roli i FSDK-së në përmbylljen e bankave.