FSDK vendosi Strategjinë Pesëvjeçare të zhvillimit institucional për periudhën 2018-2022
Komunikatë për shtyp
Në punëtorinë e përbashkët të drejtuar nga Drejtoresha Menaxhuese Violeta Arifi Krasniqi dhe me pjesëmarrje të të gjithë punonjësve u vu drejtimi i zhvillimit strategjik të FSDK-së për pesë vitet e ardhshme 2018-2022. Punëtoria është mbajtur në Tiranë nga 2 deri me 4 tetor 2017, ku u vendosen katër qëllime strategjike të cilat përveç që përmbushin kërkesat institucionale për zhvillim ato gjithashtu janë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Qëllimet strategjike të vendosura janë: 1) Arritja e gatishmërisë operacionale dhe financiare për kompenzim 7 ditor; 2) Avancimi i legjislacionit sekondar në kornizë gjithëpërfshirëse i mbështetur proceduralisht dhe hartimi i rekomandimeve të ligjit për sigurimin e depozitave në bazë të përvojës operacionale; 3) Modernizimi i infrastrukturës fizike dhe teknologjike të FSDK që siguron veprimtari efektive dhe produktivitet; 4) Arritja e vetëdijesimit të lartë të publikut për sigurim të depozitave dhe përmbushje të standardeve nga Direktiva Evropiane dhe Parimet Themelore të IADI-it. Në shtesë, në punëtori u përcaktuan edhe nën-qëllimet dhe aktivitetet që sigurojnë përmbushjen e qëllimeve strategjike. FSDK ndërmori shqyrtimin e Vizionit dhe Misionit të saj dhe vendosi mbi Vlerat dhe Parimet të cilat e definojnë kulturën organizative të FSDK-së.
Draft Plani Strategjik 2018-2022 do të propozohet Bordit Menaxhues për shqyrtim dhe miratim për konsultim me palët e interesit dhe pas konsultimit do të miratohet përfundimisht në përfundim të ciklit të tashëm strategjik në dhjetor të vitit 2017.