Komunikate per shtyp nga Fondi i Sigurimit te Depozitave ne Kosove (FSDK)
Komunikatë për shtyp
Kremtimi i bashkepunimit te suksesshem ne mbeshtetje te sistemit te sigurimit te depozitave ne Kosove
Sot, Fondi i Sigurimit te Depozitave ne Kosove (FSDK), qe filloi veprimtarine dy vite me pare prezentoi Raportin Vjetor per vitin 2012. Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-se, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, shpjegoi se Fondi ka arritur qe te ngrite nivelin e kapitalit ne perputhje me planin e biznesit me mbeshtetjen e Qeverise se Kosoves, Qeverise Gjermane (permes KfW) dhe Bankes Boterore (ne emer te IDA). Sikur ne vitet e meparshme, depozitat ne sektorin bankar ne Kosove shenuan rritje te qendrueshme me rritje 8.47% ne 2.2 miliard euro ne krahasim me Dhjetorin e vitit 2011. FSDK siguron mbi 910 mije llogari depozituese (ose 93%) ne tete bankat anetare qe paraqesin totalin e depozitave ne shumen prej EUR 321 milion (ose 14%), me 31 Dhjetor 2012.
Fondi i Sigurimit te Depozitave ka arritur ne vlere prej 17 milion euro deri ne fund te Dhjetorit 2012, ndersa nga Prill 2013 arriti ne 19,9 milion euro. Znj. Arifi-Krasniqi theksoi me tej se fale mbeshtetjes se vazhdueshme te donatoreve kryesore, Qeverise se Republikes se Kosoves (QRKS), Republikes Federale te Gjermanise (permes KfW-se) dhe Bankes Boterore (ne emer te Shoqates Nderkombetare per Zhvillim “IDA”), kapitali i paguar i Fondit ka arritur nivelin e zotimit te synuar prej 15.5 milion euro ne perputhje me Marreveshjen tre paleshe te Projektit dhe Financimit per Kapitalizimin dhe Themelimin e Sistemit te Sigurimit te Depozitave ne Kosove. Qeveria Gjermane (permes KfW-se) ka dhene nje grant prej 4.5 milion per kapitalizimin e Fondit dhe do te siguroje edhe 2 milione euro shtese pasi eshte nenshkruar Marreveshja e re e Financimit sot, me 12.06.2013, per te mbeshtetur rritjen graduale te limitit te sigurimit te depozitave. Pervec kesaj, Banka Boterore ka dhene nje kredi te bute prej 2.9 milion euro Qeverise se Kosoves per te mbeshtetur permbushjen e zotimit prej 11 milion euro e cila eshte permbushur ne Prill 2013. Vitin e kaluar, Parlamenti i Kosoves miratoi ndryshime te rendesishme te legjislacionit kosovar ne skemen e sigurimit te depozitave, ne te cilen periudha e kompensimit eshte reduktuar nga 60 ne 30 dite dhe limiti i sigurimit te depozitave per depozitor eshte dyfishuar ne periudhe afat-mesme. Kryesuesi i Bordit Menaxhues te FSDK-se, Zt. Gani Gerguri “falenderoi institucionet nderkombetare dhe vendore per koordinim efektiv dhe efikas ne funksionalizimin e skemes se sigurimit te depozitave dhe theksoi se paralel me rritjen e vazhdueshme dhe te shendoshe te sistemit bankar po vazhdon edhe rritja e Fondit per sigurimin e depozitave”. “Ministri Beqaj ne fjalimin e tij theksoi rendesine e institucionit te Sigurimit te Depozitave ne sigurimin e nje sektori financiar te besueshem dhe mjedis te qendrueshem ekonomik ne vend. Ai me tej permendi edhe mbeshtetjen qe Ministria ka dhene ne krijimin e FSDK-se ne bashkepunim me Qeverine Gjermane dhe Banken Boterore. Ai gjithashtu shprehu falenderimet e tij per partneret nderkombetare dhe eshte zotuar per nje mbeshtetje te vazhdueshme per zhvillimin e metejshem te FSDK-se”. Ndersa, Guvernatori Zt. Bedri Hamza theksoi se: ”Banka Qendrore e Republikes se Kosoves i kushton vemendje te vecante mbrojtjes se interesave te depozitoreve dhe ne perputhje me obligimet e saj ligjore permbush misionin e saj ne raport me Fondin per Sigurimin e Depozitave”. Ne emer te Ambasades Gjermane ne Kosove, Znjsh. Henriette Kotter shpjegoi qe Gjermania ka nje nga sistemet me gjitheperfshirese te sigurimit te depozitave, prandaj, Qeveria Gjermane eshte e kenaqur qe ka kontribuar financiarisht dhe me ekspertizen e saj per themelimin dhe zhvillimin e Fondit per Sigurimin e Depozitave te Kosoves. Ne e vleresojme shume angazhimin dhe kontributin e Qeverise se Kosoves per FSDK-ne dhe bashkepunimin e ngushte mes institucioneve te perfshira. Qeveria Gjermane ka mbeshtetur Fondin e Sigurimit te Depozitave qe nga viti 2007. Ne vitin 2013, Qeveria Gjermane ka rritur kontributin e saj me nje grant prej 2 milion euro. Ndersa ne emer te Bankes Zhvillimore Gjermane, KfW, Zt. Rene Eschemann theksoi nder te tjera se “Fondi per Sigurimin e Depozitave eshte institucion i ri, por shume i rendesishem per te thelluar besimin e njerezve ne sistemin bankar kosovar. Me nenshkrimin e sotem per rritjen e kapitalit te Fondit me 2 milione euro te ofruar nga Qeveria Gjermane nepermjet KfW, sistemi i sigurimit te depozitave eshte duke u pergaditur per te ardhmen. Ne jemi shume te kenaqur me punen e drejtorit dhe ekipi i FSD-se dhe me bashkepunim te besueshem me Ministrine e Financave dhe Banken Qendrore te Kosoves. Znj. Blerta Qerimi, ne emer te Bankes Boterore ne fjalimin e saj theksoi se “Fondi per Sigurimin e Depozitave fuqizon edhe me teper tregun financiar dhe perkrah procesin e vazhdueshem te modernizimit te tij. Per kete arsye sigurimi i depozitave eshte njeri nga komponentet kyce te projektit te Bankes Boterore per fuqizimin e Sektorit Financiar dhe Infrastruktures se ketij sektori. Banka Boterore per here te pare ka vendosur qe permes ketij projekti ne Kosove te financoje 4 milion $, si kontribut ne kapitalin themelues per Fondin per Sigurimin e Depozitave. Pervec financimit te kapitalit themelues Banka Boterore ofron asistence teknike ne menyre qe Fondi per Sigurimin e Depozitave te arrije pajtueshmerine me Parimet Themelore per Sistemet Efektive te Sigurimit te Depozitave te adaptuara nga komiteti i Bazelit dhe Asociacioni Nderkombetar i Sigurueseve te Depozitave. Asistenca jone teknike speficikisht perfshin kornizen ligjore per sigurimin e depozitave dhe legjislacionin sekondar, politikat dhe rregullat e brendshme, menaxhimin financiar dhe procedurat e kompenzimit te depozitoreve”.
Nga ana tjeter Zt. Robert Wright (Kryetar i Shoqates se Bankave) theksoi rendesine e themelimit te Sistemit te Sigurimit te Depozitabe dhe bashkepunimit duke deklaruar se: “Qe nga themelimi i FSDK-se ne Maj 2011, Shoqata e Bankave te Kosoves dhe anetaret e saj kane mirepritur krijimin e nje fondi per sigurimin e depozitave te qytetareve te Kosoves. Per te siguruar nje zbatim te suksesshem, SHBK-ja ka krijuar marredhenie te shkelqyera te punes me FSDK-ne per te ndihmuar te krijoje nje skeme qe eshte ne perputhje me praktikat me te mira boterore dhe e cila do te jete me dobi te madhe per te gjithe depozituesit ne sistemin bankar te Kosoves”. Fondi per Sigurimin e Depozitave te Kosoves (FSDK) Fondi per Sigurimin e Depozitave te Kosoves (FSDK) menaxhon sistemin e sigurimit te depozitave ne Kosove me mandate kryesor sigurimin e depozitoreve dhe garantimin e kompensimit ne rast te revokimit te licences dhe mbylljes se bankes nga Banka Qendrore e Republikes se Kosoves (BQK). FSDK gjithashtu mbeshtet BQK ne mbajtjen e stabilitetit te sistemit financiar duke ruajtur besimin e depozitoreve ne sistemin bankar. Fondi siguron depozitat e personave fizik dhe personave juridik deri ne nivelin maksimal te mbuleses prej 2,000 Euro (me ngritje ne EUR 3.000 nga 1.1.2014; EUR 4.000 nga 01.01.2016; dhe ne EUR 5.000 nga 01.01.2018) dhe kompenson cdo depozitor te siguruar brenda 30 diteve ne te revokimit te licences dhe mbylljes se bankes. Nga viti 2012 deri ne vitin 2014, Fondi do te marre keshilla teknike nepermjet firmes gjermane per konsulence GBDS Global Banking Development Solutions qe financohet ne teresi nga Qeveria gjermane (nepermjet KfW-se). Banka Qendrore e Republikes se Kosoves (BQK) Banka Qendrore e Republikes se Kosoves (BQK) ka per objektiv primar krijimin dhe mbarevajtjen e nje sistemi te qendrueshem financiar ne Kosove, duke perfshire nje sistemi te sigurt, te shendoshe dhe efikas te pagesave. Ne licencimin, mbikeqyrjen dhe rregullimi e bankave kosovare, Banka Qendrore i kushton vemendje te vecante mbrojtjes se interesave te depozitoreve. Bashkepunimi ndermjet Bankes Qendrore dhe Fondit per sa i perket shkembimit te informacioneve dhe ceshtjeve tjera te interesit reciprok rregullohet me ane te Memorandumit te Mirekuptimi. KfW Entwicklungsbank (Banke Zhvillimore e Gjermanise) KfW Grupi i Bankave eshte njera nder bankat udheheqese promovuese e zhvillimit ne bote. KfW si Banke Zhvillimore e udheheq bashkepunimin financiar Gjerman ne emer te Qeverise Gjermane ne implementimin e qellimeve te saj ne bashkepunimin nderkombetar me shtetet ne zhvillim dhe ato ne nevoje. KfW synon implementimin e projekteve sipas nevojave te shteteve dhe populates se tyre. Ne Kosove, KfW eshte duke ofruar mbeshtetje ne sektore te ndryshem si uje, energji dhe sector financiar. Qe nga 1999 nga fondet e Bashkepunimit Financiar Gjerman (te implementuara nepermjet KfW-se) gjithsejt shuma e zotuar e fondeve arrin vleren prej 247 milion Euro. Njeri prej projekteve me te rendesishem ishte ndihma ne themelimin e Micro Enterprise Banke pas perfundimit te konflikteve ne vitin 2000 kur sektori financiar ne Kosove kishte nevoje per nje rindertim pothuajse te teresishem. Tani banka operon me sukses si ProCredit Banke ne Kosove. Nje mase tjeter e mbeshtetjes ne kete kohe synonte ne rehabilitimin e objekteve banesore te demtuara – qe ishte nje nevoje urgjente pasi qe shume objekte kishin pesuar demtime gjate konfliktit. Qeveria gjermane, nepermjet KfW-se, ka mbeshtetur restaurimin e me shume se 40.000 shtepive gjate 10 viteve. Keto dhe shume projekte tjera demonstrojne perkushtimin afatgjate te Gjermanise dhe KfW-se per te mbeshtetur ekonomine dhe popullin e Kosoves.
Banka Boterore Grupi i Bankes Boterore ka dy qellime ambicioze: perfundimi i varferise ekstreme brenda nje gjenerate dhe nxitja e prosperitetit te perbashket. Grupi i Bankes Boterore eshte njeri nga burimet me te medha boterore te ofrimit te financimit dhe njohurise per vendet ne zhvillim. Nga viti 1999, Banka Boterore ka ofruar dhe/ose menaxhuar afersisht $400 milion ne Kosove permes 30 ose me teper aktiviteteve operacionale, p erfshire edhe fondet e mirebesimit. Aktualisht, jane 6 aktivitete aktive ne forme te huadhenies me zotime gjithsejt $68.9 milion dhe dy fonde te mirebesimit me zotime gjithsejt $8.9 milion. Meqenese Kosova eshte anetaresuar si si anetare e plote vetem ne qershor te vitit 2009, te gjitha projektet e meparshme te perkrahura nga Banka kane qene te financuara permes granteve nga burime te ndryshime, kryesisht nga te ardhurat neto te Bankes, Fondit te mirebesimit te Kosoves, Fondit pas konfliketeve dhe Shoqata e zhvillimit nderkombetar. Programi i Bankes ne Kosove pershkruhet ne Strategjine e Partneritetit te Vendit (SPV) per vitet 2012-2015, duke pasuar me disa verzione te shqyrtimeve te perkoheshme te strategjise. Ky dokument i mundeson Grupit te Bankes Boterore dhe Kosoves te kene nje kornize te bashkepunimit. Ne mbeshtjetjen e qellimit te Kosoves per integrimin e saj ne BE, (SPV) ka per qellim te ofroje mbeshtetje autoriteteve qe (i) te nxisin rritjen e pergjithshme ekonomike dhe gjenerimin e punesimit; dhe (ii) permiresimin e menaxhimit te mjedisit. Ne kete menyre projektet e Bankes Boterore jane dizajnuar te fuqizojne ambientin e biznesit dhe permiresojne konkurrueshmerine. Keto pefshijne (i) Projektin per fuqizimin e sektorit financiar dhe infrastruktures se tregut; (ii) Projektin e modernizimit te sektorit publik; (iii) Projektin e patundshmerise dhe kadastrit; (iv) Projektin e zhvillimit rural dhe bujqesise; dhe (v) Projektin e zhvillimit institucional te arsimit. Shoqata e Bankave te Kosoves
Shoqata e Bankave (SHBK) eshte zeri i industrise bankare ne Kosove. Bashkepunon me Qeverine, Banken Qendrore te Republikes se Kosoves, mediat dhe opinionin publik me qellim mbeshtetjen e nje industrie te shendoshe bankare e cila promovon zhvillimin afatgjate ekonomik ne Kosove. SHBK lehteson bashkepunimin ndermjet bankave duke ofruar nje platforme te vetme per lobim te perbashket si dhe per diskutimin e iniciativave te reja; identifikon dhe influencon iniciativat ligjore dhe rregullative; koordinon aktivitete te perbashketa per bankat si dhe promovon aktivitetet bankare perpara audiences se gjere. SHBK perfaqeson shtate banka komerciale si dhe nje institucion mifrocinanciar. Anetaresimi eshte i hapur edhe per institucionet financiare jo-bankare. E themeluar ne vitin 2000, Shoqata eshte bere pike kryesore e referimit ne lidhje me ceshtjet qe prekun sektorin bankar ne Kosove.