Në punëtorinë e mbajtur në Tiranë FSDK shqyrtoi progresin dhe vendosi planifikimin për vitin 2019
Komunikatë për shtyp
FSDK shqyrtoi progresin e përmbushjes së aktiviteteve deri me 30.09.2018 sipas planit të biznesit të miratuar dhe përcaktoi afatet dhe detyrat për të siguruar përmbushje të aktiviteteve të planifikuara deri me 31.12.2018. Në sesionin e dytë të punëtorisë, nën udhëheqjen e çdo funksioni të FSDK-së, u përcaktuan aktivitetet për vitin 2019 në pajtim me Planin Strategjik 2018 – 2022.
Zyrtari i Lartë i Financave ofroi një pasqyrë të Politikës dhe procedurave të buxhetit të FSDK-së, në shtesë të prezantimit nga Drejtori Menaxhues të Kodit të Etikës dhe kompetencave ekzekutive. Ndërsa Zyrtarja Ligjore prezantoi draftin e parë të Matriksës së Legjislacionit të FSDK-së.
Punëtoria është mbajt në Tirane në datat 25 dhe 28 shtator 2018.