Punëtori në Tiranë me temën “Plani Strategjik për vitin 2015-2017”
Komunikatë për shtyp
Nga 17 deri më 20 shtator 2014, stafi i FSDK-së, në një punëtori në Tiranë, ka finalizuar “Planin Strategjik për vitin 2015–2017”. Qëllimi i organizimit të punëtorisë ishte diskutimi dhe dakordimi i qëllimeve strategjike si dhe definimit të vizionit dhe misionit të FSDK-së, si dhe orientimi strategjik. Në finalizim të planit strategjik, FSDK-ja është ndihmuar nga Znjsh. Djurdjica Ognjenovic, eksperte e sigurimit të depozitave nga Banka Botërore.
Njëkohësisht, Delegacioni i FSDK-së më datën 19.09.2014 ishte për vizitë në Agjencinë për Sigurimin e Depozitave të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave, informacioneve për të arritur efektivitetin e sistemit të sigurimit të depozitave, në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.