Nga 25-30 tetori 2015, FSDK mori pjesë në takimin e përgjithshëm vjetor të Anëtarëve të IADI-it dhe Konferencën Vjetore në Kuala Lumpur
Komunikatë për shtyp
Përfaqësuesit e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosove morën pjesë në takimin e përgjithshëm vjetor të Anëtarëve të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave “IADI” dhe Konferencën Vjetore të mbajtur më datat 25-30 tetor 2015 në Kuala Lumpur, Malajzi të organizuar nga Korporata për Sigurimin e Depozitave në Malajzi (Perbadanan Insurans Deposit Malaysia), si nikoqire e ngjarjes.
FSDK është përfaqësuar nga Drejtoresha Menaxhuese Znj. Violeta Arifi-Krasniqi dhe Zyrtarja e Lartë e Kompensimit Znj. Lirika Ulaj. Takimet e komiteteve punuese në kuadër të IADI-it trajtuan temat si: metodologjia e vlerësimit të Parimeve Themelore, hulumtimet, trajnimet, të dhënat dhe anketimi, takimet rajonale dhe plani strategjik dhe reformimi i IADI-it.
Ndërsa, në Konferencën Vjetore me temën: Parapërgatitje për Krizë – Marrëveshjet Institucionale dhe Koordinimi, Komunikimi në krizë dhe Planifikimi Kontingjent” trajtuan temat me theks të veçante në mësimet nga kriza e fundit globale në bashkëpunimin në mes të shteteve, komunikimi dhe planifikimet dhe simulimet. Në shtesë përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore prezantuan kornizën e bashkëpunimit me Agjencitë e Sigurimit të Depozitave dhe fushat e asistencës teknike dhe të financimit kontingjent.
FSDK, gjithashtu, mori pjesë në ekspozitën e organizuar nga IADI për të gjitha Agjensionet për Sigurimin e Depozitave që janë anëtare të IADI- të, ku u promovua Raporti Vjetor i FSDK-së për vitin 2014, fletëpalosja informative e depozituesit dhe materialet tjera promovuese.