FSDK merr pjesë në punëtorine përmbyllese të projektit të asistencës teknike me Global Banking development Solution (GBDS), financuar nga KfW (në emër të Qeverise Gjermane)
Komunikatë për shtyp
Nga data 07-10.10.2014, Stafi I FSDK-së ka marr pjesë në punëtorin e tretë të organizuar nga Global Banking Devolopment Solution (GBDS), kompani këshilluese e financuar plotësisht nga KfW ( në emër të Qeverisë Gjermane) e kontraktuar për ngritjen e kapaciteteve institucionale të FSDK-së. Puntoria u mbajtë në Gjermani, në qytetzen Rheingau dhe është punëtoria e fundit e organizuar nga GBDS që përmbyll bashkëpunimin me FSDK në fushën e këshillëdhënies.
Temat e diskutimit në punëtori ishin: Rishikimi i planit të projektit dhe i afateve, shqyrtimi dhe dakordimi i kornizës për vetedijesimin e publikut nga FSDK-ja, shqyrtimi i kornizës ligjore të FSDK-së me focus në kompensim të depozitorve dhe afatet kohore, diskutimi dhe finalizimi i Planit Strategjik 2015-2017 dhe definim i qëllimeve strategjike, diskutimi i opcioneve për delegim të autoriteteve për menaxhim të aseteve dhe propozimet mbi ndryshimin e politikës së investimeve të FSDK-së, avancimi i sistemit differencës të premiumit të bazuar në risk