Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në punëtorinë një ditore mbi Sistemet e Sigurimit të Depozitave të organizuar nga Banka Botërore: Qendra Këshillimore për Sektorin Financiar (FINSAC)
Komunikatë për shtyp
Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në një punëtori një ditore mbi Sistemet e Sigurimit të Depozitave: Adresimi i Sfidave në Financim, Investime, Kontribute të bazuara në Rrezik dhe Stres testi. Seminari u organizua nga Banka Botërore – Qendra Këshillimore e Sektorit Financiar të Vjenës (FinSAC).
Në Punëtorinë e mbajtur më 30 nëntor 2017, në zyrën e FinSAC në Vjenë, morën pjesë Drejtoresha Menaxhuese Znj. Violeta Arifi-Krasniqi dhe Zyrtari i Financave Z. Vllaznim Bytyqi.
Punëtoria mblodhi së bashku siguruesit e depozitave nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, Azia Qendrore, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, autoritetet e BE-së dhe ekspertët ndërkombëtarë për të diskutuar dhe për të ndarë njohuritë në katër fusha kyçe, të cilat aktualisht janë relevante për të gjitha llojet e skemave të sigurimit të depozitave: (i) financimi i skemës së sigurimit të depozitave; (ii) vendimet për investime; (iii) kontributet e bazuara në rrezik; dhe (iv) modelet e stres testit të sistemit të sigurimit të depozitave në sektorin bankar. Folësit ishin ekspertë kryesorë kryesorë nga Skema e Kompensimit për Shërbimet Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FSCS), Skema për Mbrojtjen Institucionale e Asociacionit Kombëtar Gjerman të Bankave Kooperative, Fondi i Kompensimit të Investitorëve të Finlandës dhe FDIC Korporata Federale e Sigurimeve të Depozitave të SHBA.