Përfaqësuesit e FSDK-së morën pjesë në Takimin i Përgjithshëm Vjetor dhe Konferencën Vjetore të IADI-it
Komunikatë për shtyp
Përfaqësuesit e FSDK-së: anëtari i Bordit Menaxhues të FSDK-së Z. Bekim Berisha, Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, dhe Zyrtarja Ligjore, Znj. Shqipe Devaja, morën pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor dhe Konferencën Vjetore të IADI-it të mbajtur në datat 18 dhe 19 tetor 2018. IADI përfaqëson Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave me seli në Bazel të Zvicrës.
Në ditën e dytë të Konferencës Vjetore të IADI-it, Punëtoria: Hyrje në Parimet Themelore të IADI-it, Drejtoresha Menaxhuese, Znj. Violeta Arifi-Krasniqi, në cilësinë e folëses mori pjesë në panelin e parë: Zhvillimi i Rolit të Siguruesit të Depozitave në rrjetin e sigurisë. Gjithashtu, Znj. Arifi Krasniqi, në cilësinë e anëtares e përfaqësoi FSDK në takimet e Komiteteve dhe takimin e 56-të të Këshillit Ekzekutiv të IADI-it.