Komunikatë për shtyp

Back to top

Pjesëmarrja në simulimin e përbashkët të organizuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në Shqipëri (ASD)

Komunikatë për shtyp

Me ftesë nga Agjensioni i Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë (ASD), me datë 26 & 27 Shtator 2018, stafi i FSDK-së mori pjesë në simulimin e përbashkët të organizuar nga ASD në Tiranë. Pjesëmarrja në simulimin e përbashkët kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ngritjen e kapaciteteve organizative për realizimin e një procesi kompensimi, si dhe mbështetjen e ndërsjellët në rast të një ngjarjeje sigurimi.

Simulimi i përbashkët u realizua në dy ditë, ku në ditën e parë u simuluan disa aktivitete të fazës së kompensimit. Ndërsa në ditën e dytë u bë simulimi i tërheqjes së depozitave pranë njërës prej bankave agjente të simuluar nga një grup depozituesish, si dhe mbyllja e procesit të kompensimit.