Seminari me Grupin punues të bankave anëtare në FSDK
Komunikatë për shtyp
Me datën 12.11.2014 Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë ka organizuar seminarin me Grupin punues të bankave anëtare. Pjesëmarrës në seminar ishin të gjitha bankat anëtare të FSDK-së, Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Agjensia për Mbrojtjen e të Dhënave në Kosovë.
Seminari kishte për qëllim njoftimin e pjesëmarresve mbi zhvillimin dhe implementimin e sistemit për kompenzimin e depozitoreve (SKD) dhe themelimin e grupit punues me përfaqësues nga bankat anëtare. Gjithashtu pjesëmarresit u njoftuan me rolin e grupit punues dhe objektivat e tij në mbeshtetjen e zhvillimit të SKD-së.
Pjesëmarrësve ju prezentuan këto tema: “ Korniza ligjore e kompenzimit të depozitorëve” dhe “Zhvillimi dhe implementimi i sistemit për kompenzim të depozitorëve”.