Stafi i FSDK përfundoi vizitë studimor dy ditore në Agjencin Shtetërore për Sigurimin e Depozitave dhe Zgjidhjen e Bankës në Zagreb, Kroaci (DAB)
Komunikatë për shtyp
Me datën 10-11 Mars 2015 Stafi i FSDK përfundoi vizitë studimore dy ditore në Zagreb si pjesë e programit zyrtar të organizuar nga Agjencia Shteterore për Sigurimin e Depozitave dhe Zgjidhjen e Bankës në Kroaci (DAB). Qëllimi kryesor i vizitës studimore ishte që të shkëmbejnë përvoja dhe të ndajnë praktikat më të mira në sigurimin e depozitave në mes të Skemave Kroate dhe të Kosovës në Sigurimin e Depozitave. Gjatë vizitës studimor janë diskutuar një numër temash lidhur me financimin, procedurën e rimbursimit, dhe përvojën e DAB-it në procesin e pagimit, duke përfshirë rishikimin e karakteristikave kryesore të programeve të rimbursimit të depozitave.