Vizita e delegacionit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë
Komunikatë për shtyp
Në datën 24.04.2025, Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë mirëpriti në vizitë zyrtare përfaqësues të lartë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë (ASD), kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Genci Mamani.
Drejtorja Menaxhuese Znj. Shqipe Devaja, e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet ASD-së dhe FSDK së të ndërtuar nëpër vite dhe të fuqizuar së fundmi për zhvillimin dhe fuqizimin e sistemit të sigurimit të depozitave në funksion të mbrojtjes së depozitorëve dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.
Gjatë vizitës, të dy institucionet diskutuan zhvillimet e fundit në të dy juridiksionet si dhe tema të rëndësishme me interes të përbashkët dukë përfshirë zhvillimet e pritshme mbi reformat në fushën e sigurimit të depozitave sa i përket harmonizimit të legjislacionit me Direktivën Evropiane mbi skemat e sigurimit te depozitave si dhe Direktivën për rimëkëmbjen dhe përmbylljen e bankave.
Fokus i veçantë i takimit ishte reforma mbi sistemin e premiumeve të bazuara në rrezik bazuar në udhëzimet e Autoritetit Evropian Bankar (EBA).
Në fund të vizitës, drejtuesit e institucioneve vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjelltë si dhe u përkushtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me synimin të avancimit të sistemeve të sigurimit të depozitave me standardet evropiane si dhe me standardet ndërkombëtare.