Zyrtarë të lartë të FSDK-së kryejnë një vizitë studimore në Fondin e Garancisë të Bankave Norvegjeze (NBGF)
Komunikatë për shtyp
Më 17 qershor 2019, zyrtarë të lartë të FSDK-së zhvilluan një vizitë studimore në Fondin e Garancisë të Bankave Norvegjeze (NBGF).
Gjatë kësaj vizite studimore, Zyrtari i Lartë për Financa i FSDK-së, Z. Vllaznim Bytyqi, dhe Zyrtari i lartë për TI i FSDK-së, Z. Besmir Kuqi, patën rastin të takojnë kolegë edhe nga Korporata Koreane e Sigurimit të Depozitave (KDIC), të cilët ishin në një vizitë zyrtare në NBGF.
Ekspertët teknikë të FSDK-së patën mundësi të mësojnë më shumë rreth organizimit, mandatit dhe funksioneve kryesore të NBGF. Temat kyçe të mbuluara gjatë vizitës studimore përfshinin tema të tilla si mbulimi i sigurimit të depozitave, prezantimi i sistemit të pagesave të NBGF për rimbursimin e depozituesve, sistemi i primeve të bankave anëtare dhe modeli i detyrimeve. Tema të tjera me interes të cilat ishin temë diskutimi ndërmjet ekipeve teknike të të dy institucioneve përfshinin aktivitete të gatishmërisë operacionale në lidhje me planifikimin e kontingjencës dhe stres-testeve (stress testing).