Zyrtarja e Lartë e Kompenzimit morri pjesë në punëtorinë e organizuar nga Forumi Europian I Siguruesve të Depozitave
Komunikatë për shtyp
Zyrtarja e Lartë e Kompenzimit Znj. Lirika Ulaj, mori pjesë në Puntorinë njëditorë të organizuar nga Forumi Evropian i Siguruesve të Depozitave – EFDI, Bankës De Nederlandsche dhe Skemës së Kompensimit të Bankave Private Gjermane me titullin “Kompenzimi nën regjimin e direktivave të Skemës së Sigurimit të Depozitave’’ me datë 14 Qershor 2017 në Berlin.
Në këtë punëtori pati prezantime të shumta nga Skemat e ndryshme për Sigurim të Depozitave si: Skema e Kompensimit të Bankave Private Gjermane, FSCS, NDIF, FGDR, Fondi garantues i Bankave Norvegjeze dhe ekspert të tjerë të Sigurimit të Depozitave prej Komunitetit Evropian. Temat e diskutimit u fokusuan në çështjet që paraqesin sfidat më të mëdha për kompenzim të suksesshëm brenda afatit prej 7 shtatë ditë pune, të tilla si: përcaktimin e pranueshërisë së depozitorëve (llogaritë e përbashkëta, llogaritë e korporatave, THB llogaritë me balancë të lartë të përkohshme) si dhe probleme të tjera të ballafaquara nga Skemat e ndryshme të Sigurimit të Depozitave në planet e kompenzimit.
Gjithashtu në punëtori u diskutuan mbi qasjet inovative dhe dixhitalizimit të industrisë së shërbimeve financiare, se si ndikojnë në fushën e sigurimit të Depozitave në ndryshimin e kuadrit rregullator. Metodat e avancuara të përdorura të kompenzimit (pagesës) si: 10 cent metoda, pagesat online dhe instrumenteve të tjera financiare të dërguara tek depozitorët përmes shërbimeve postale.