19 dhjetor 2013: BERZH mbështet Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës 10 milionë euro linje kreditore në gatishmëri për rastet urgjente
Komunikatë për shtyp
Prishtinë – 19 Dhjetor 2013
BERZH mbështet Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës 10 milionë euro linje kreditore në gatishmëri për rastet urgjente
BERZH është duke siguruar një linjë kreditore në gatishmëri prej 10 milionë euro për Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës ( FSDK ). Linja kreditore , e garantuar në tërësi nga Republika e Kosovës, paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit bankar vendor për forcimin e sigurisë së institucioneve financiare dhe si pasojë në rritjen e besimit të depozituesve.
Linja e kredisë, e garantuara plotësisht nga Republika e Kosovës, do të siguroj fonde të mënjëhershme për FSDK-në, nëse kërkohet dhe atëherë kur kërkohet, që të përmbushë mandatin e tij në kompensimin e depozituesve të saj. Si financim në gatishmëri ajo është kryesisht me kosto efektive se sa një kredi.
Linja kreditore është pjesë e mekanizmit të financimit kontingjent të FSDK-së. Kjo do të sigurojë një mbulueshmëri adekuate të depozitave të siguruara gjatë rritjës së planifikuar me faza të mbulimit nga aktualisht 2,000 euro deri në 5,000 euro në vitin 2018.
Sistemet efektive të sigurimit të depozitave janë një pjesë thelbësore e sektoreve bankare të mirë – funksionalizuar. Duke ju ofruar depozituësve sigurim të depozitave të tyre, FSDK kontribuon në stabilitetin financiar të Kosovës duke rritur besimin në bankat lokale. Funksionimi i mirë i fondit të sigurimit të depozitave inkurajon ekonomitë familjare për të depozituar paratë e tyre në këto banka dhe ul rrezikun e veprimtarisë së bankave në kohët e krizave.
FSDK është një entitet i pavarur publik me qëllim që të mbrojë depozituesit e vegjël nga humbjet në rast të falimentimit të një banke. Është përgjegjëse për menaxhimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe raportimit te Banka Qendrore e Kosovës.
Me këtë rast ministër i Financave i Republikës së Kosovës , Besim Beqaj,, tha se “Ne jemi shumë të lumtur për të nënshkruar projektin e parë për Qeverinë e Republikës së Kosovës me BERZH-in. Unë kam besim se kjo do të jetë e para e shumë marrëveshjeve të përbashkëta në mbështetje të zhvillimit të vendit tonë”.
Drejtor i BERZh-it për Ballkanin Përendimor Claudio Viezzoli, tha se “Projekti i Sigurimit të Depozitave është shumë i rëndësishëm pasi që ajo mbështet zhvillimin e infrastrukturës së tregut bankar vendor . Pothuajse saktësisht një vit pas anëtarësimit të Kosoves në BERZH, ne jemi krenar për të nënshkruar ketë projekt, i cili do të shënojë një volum vjetor të biznesit të Bankës sonë në vend në vitin 2013 prej 22 milion euro nëpërmjet dhjetë projekteve”.
Ndërsa, drejtoresha Menaxhues e FSDK-së Violeta Arifi Krasniqi, theksoi se ” Ky projekt është shumë i rëndësishëm për FSDK-në jo thjesht për sigurimin e likuiditetit në gatishmërim, por ajo gjithashtu formalizon marrëdhëniet tona me BERZH-in dhe ne besojmë se është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë”.
Kosova u bë anëtare e BERZH-it me 17 dhjetor 2012 dhe me 1 maj 2013 Banka miratoi strategjinë e saj të parë të plotë të vendit. Megjithatë, projektet e sektorit privat në Kosovë ishin të përshtatshme për mbështetjën e BERZH-it që nga viti 1999 përmes fondeve të dedikuara rajonale të menaxhuara nga jashtë dhe projekteve dhe përmes objekteve rajonale të Bankës për Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të këtij fushëveprimi, që nga viti 1999, Banka ka nënshkruar 39 projekte në Kosovë me një vlere kumulative të investimeve të BERZH-it prej përafërsisht 90 milion euro.