1 deri më 4 prill 2014: Delegacioni i FSDK-së do të vizitojë Turqinë për nënshkrimin e MM me SDIF
Komunikatë për shtyp
Delegacioni i FSDK-së do të vizitojë Turqinë për nënshkrimin e MM me SDIF
Drejtoresha Menaxhuese Zsh. Violeta Arifi-Krasniqi me delegacionin e FSDK-së udhëtuan për në Stamboll për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëpunim të Ndërsjellë me Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kursimeve të Turqisë (SDIF). Nënshkrimi i MM do të formalizojë bashkëpunimin e FSDK-së me siguruesit e tjerë të depozitave në përputhje me Ligjin për Sigurim të Depozitave.
Gjatë vizitës zyrtare, nga data 1 deri më 4 prill 2014, delegacioni i FSDK-së do të mësojë nga përvoja e SDIF për temat me interes siç janë sistemi i premiumeve të bazuar në risk, aplikimi i metodave për monitorim të riskut; përvojën në zgjidhjen bankave, menaxhimin e aseteve dhe menazhimin e e procesit të likuidimit si dhe përvojat nga procesi i rimbursimit.