FSDK kontribuon në iniciativat kërkimore të IADI
Komunikatë për shtyp
Përfaqësuesit e FSDK janë bërë anëtarë të Nënkomitetit për studimin e nivelit optimal të Fondit të Sigurimit të Depozitave si pjesë e Komitetit për Hulumtime dhe Udhëzime (RGC) në kuadër të Asociacionit Ndërkombëtar të Siguruesve të Depozitave (IADI). Anëtarët e nënkomitetit pritet të kontribojnë në studimin mbi qasjet dhe praktikat e agjencive të sigurimit të depozitave (ASD) me system të financimit ex-ante në përcaktimin e madhësisë optimale të Fondit të Sigurimit të Depozitave (FSD) përmes vendosjes së raportit të synuar të fondit. Për më shumë informacion, http://www.iadi.org/docs/Research_Plan-DI_Fund_Target_Ratio-for_Consultation-Nov2014.pdf